Le ta pranojmë që kryefjala e mediave rozë kohët e fundit kanë qenë Brad Pitt dhe Jennifer Aniston.
Përpos takimeve të tyre në prapaskena dhe mënyrës sesi Brad e ndiqte Jennifer-in teksa fliste pas marrjes së çmimit në SAG Awards, ka akoma.
Së fundmi mediat e huaja thonë se ata po planifikojnë të bëjnë një dasmë të dytë dhe për këtë po punojnë në fshehtësi.
“Star Magazine” shkruan se kohët e fundit takimet e tyre janë shpeshtuar dhe ata janë parë shpesh në apartamentet e njëri-tjetrit.
Pitt dhe Aniston thuhet se po planifikojnë që dasmën ta bëjnë në Mexico dhe të ftuar do të kenë edhe disa nga ish-ët e tyre.
Megjithatë, këto fjalë nuk janë vërtetuar pasi çuditërisht në rrjet nuk ka qarkulluar asnjë foto e tyre.
Ndoshta ata po përfitojnë nga situata që është krijuar për shkak të koronavirusit, megjithatë jemi në pritje të një informacioni më zyrtar.