Nga Jeremy Bailenson*
Pas disa javësh izolimi në shtëpi Zoom po kthehet në një trend të kohës. Ka pak mëdyshje për ndihmesën e madhe që programi po na jep për të kaluar krizën. Por shumë prej nesh po lodhen mendërisht nga videokonferencat qofshin ato për punë, mësime kërcimi online apo për ndonjë gjë tjetër argëtuese. Disa argumentojnë se lodhja vjen si rezultat i ndërveprimit përmes kompjuterit e jo duke qënë së bashku me njerëzit të socializuar. Në fakt e kundërta është e vërteta. Dy dekadat e mia me eksperiencë në studimet e komunikimeve virtuale të njerëzve tregojnë se po përjetojmë mbingarkesë jo-verbale.

Sjellje që zakonisht rezervohen për marrëdhëniet e ngushta si shikimi në sy për një kohë të gjatë e të parit të fytyrave nga afër papritmasi janë kthyer në mënyrat se si ne ndërveprojmë me kolegët, njerëz që kohët e fundit kemi njohur apo edhe të huaj. Programe si Zoom janë dizenjuar për të realizuar punët online dhe opsionet e tij të cilët shërbejnë për të rritur produktivitetin nuk janë krijuar me qëllimin për të imituar ndërveprimet sociale.

Në çdo kontekst shoqëror, kulturat tona kanë vendosur një nivel të pranueshëm të intimitetit që mund ti shfaqim të tjerëve. Psh është në rregull nëse prekim një anëtar të familjes por jo një koleg të punës. Në ashensor njerëzit janë të detyruar të rrinë afër me njëri tjetrin. Këto shkelje të hapësirës personale përmbysin ekuilibrat e intimitetit. Por ne njerëzit fatmirësisht jemi të adaptueshëm. Në ashensorë ne rrallë qëndrojmë me fytyra përballë njëri-tjetrit, më së shumti mundohemi të shmangim kontaktin sy më sy me të panjohurit e të krijojmë një kështu një balancë jo-verbale.

Në një takim normal të punës me rreth 10 kolegë, disa flasin, disa shikojnë shënimet ndërsa disa të tjerë shkruajnë. Por koha që kalojmë duke vështruar njëri-tjetrin në sy është shumë e vogël. Dhe nëse ndodh, zgjat për dy-tre sekonda.

Në një eksperimet të Stanford, kolegët e mi dhë unë studiuam konsekuencat e vështrimit sy më sy të njëri tjetrit për një kohë të gjatë duke përdorur klasat virtuale me një mësues dhe dy nxënës. Në disa ekseprimente mësuesi shihte studentët sa herë njërin sa herë tjetrin. Në disa të tjerë mësuesi shihte gjatë gjithë kohës veçse njërin student. Ajo çfarë zbuluam ishte se në rastin e dytë kur mësuesi shihte veçse njërin student në sy, ai student të cilin mësuesi e vështronte gjatë gjithë kohës tregonte shumë më shumë vëmendje në mësim se ata studentë që shiheshin për disa momente nga mësuesit apo nuk shiheshin fare. Por kjo vëmëndje e madhe e studentit vinte me një kosto, e ajo ishte ndjesia e të ndjerurit jo rehat gjatë kohës që ti shiheshe në sy përgjatë gjithë mësimit nga mësuesi. Kjo ndjesi parehatie është shumë e ngjashme me atë që ne përjetojmë në takime në Zoom.

Diçka tjetër në lidhje me takimet reale ka të bëjë me faktin se ne në këto marrdhënie mund ta kontrrollojmë hapësirën tonë personale, zgjedhim të lëvizim karriget e të rregullojmë distancën në mënyrë që të ndihemi rehat. Në ekranet e kompjuterave hapësira personale përcaktohet nga madhësia e fytyrës dhe se sa larg qëndron nga ekrani. Parametrat e paravendosur në programin Zoom shfaqin një fytyrë gjigande të personit që flet. Truri është shumë i ndjeshëm e i vëmëndshëm ndaj fytyrave. Kur ai sheh fytyra të mëdha i interpreton ato sikur po qëndrojnë shumë afër nesh. E instikti “lufto apo mbathja” (termi: në anglisht fight or flight) përgjigjet.

Një studim tjetër që zhvilluam në Stanford tregoi se kur njerëzit ekspozohen nga fytyra të mëdha të shfaqura në ekran përmes programit Zoom, ata në mënyrë të pandërgjgjshme zmbrapsen fizikisht. Kjo mund të jetë një nga aryset pse zoom është kaq shume i lodhshëm. Çdo minutë që ne kalojmë në Zoom jemi të ballafaquar me një fytyrë veçse disa centimetra larg nesh. E nëse ne vendosemi të largohemi nga ekrani, kolegët tanë mund të mendojnë sikur jemi të papërfshirë në takim.

Në Silicon Valley kompanitë po punojnë mbi teknologji të reja që të maksmizojnë afrimitetin social e të minimizojnë ngarkesën joverbale. Animoji e Apple dhe AR Emoji e Samsungut janë disa prej hapave të vegjël në këtë drejtim. Philip Rosedale themeluesi i botës virtuale Second Life (në të cilën ti mund të ndërtosh një avatar duke u bazuar nga karakteristikat e tua fizike e më pas të ndërveprosh përmes avatarëve me njerëzit e tjerë) po punon në zhvillimin e një ambienti të rehatshëm virtual që do mund ti lejojë njerëzit të mblidhen dhe të ndërveprojnë pa pakëndshmërinë që shpesh herë krijohet nëpër videoçate. Sipërmarrje të tjera të vogla (startup-e) si “loom.ai” dhe “itSeez3D” po punojnë për të krijuar platforma që mundësojnë shfaqjen e emocioneve të ndërvepruesve, por pa i mbingarkuar mekanizmat truporë tanë që shërbejnë për të përceptuar apo marrë ndjesitë e ndryshme që na vijnë nga bota e jashtme.

Por gjatë kësaj kohe ne mund të adaptohemi duke ndryshuar mënyrën se si realizojmë video-konferencat. Një prej takimeve të mia të përjavshme zgjat zakonisht dy orë e kjo na lën të tërëve ne që marrim pjesë të shteruar nga energjitë. Kështu që ne vendosëm të shfaqnim në video veçse personin që flet ndërsa ne të tjerët që dëgjojmë mund të fikim videot tona. E kjo pati sukses për ne, funksionoi. Por mos harroni se Zoom na e jep mundësinë duke ndryshuar parametrat e programit që të luajmë me pozicionimin e madhësinë e fytrës që ne duam të shfaqim apo që personat me të cilët ne flasim shfaqin.

Gjithashtu mos harroni e ta evitoni Zoom-in ndonjëherë. Celulari vazhdon të punojë për mrekulli!

Jeremy Bailenson është gazetar për Wall Street Journal, nga ku dhe është marrë ky artikull.