Sot rinisën fluturimet nga disa destinacione në Europë për të rikthyer në atdhe shqiptarët që mbetën jashtë për shkak të mbylljes së kufijve si rezultat i masave të forta që u morën për të parandaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit. Grupi i parë i shqiptarëve erdhi nga Stambolli. 45 persona, pjesa më e madhe studentë mbërritën në orën 09:25 në aeroportin e Rinasit, ndërsa pasdite në orën 19:00 mbërriti dhe grupi i dytë i shqiptarëve nga Roma, konkretisht 111 shtetas të bllokuar në Itali pas mbylljes së kufijve si pasojë e COVID-19.
Një tjetër shqiptare e riatdhesuar pasditen e sotme nga Roma, tha se është e lumtur që qeveria i mundësoi kthimin në shtëpi, ndërsa në lidhje me çmimin e paguar për karantinë dhe biletën tha se ishin të [përballueshme.
“Kam qëndruar 49 ditë në Itali dhe falenderoj autoritete që bën të mundur riatdhesimin. Ne do të paguajmë vetëm 7 euro në ditë për ushqimin dhe 14 euro paguhen nga shteti, janë të përballueshme”, tha qytetarja nga Rinasi.