Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook” disa foto ku shfaqen fëmijë të shoqëruar me mamatë e tyre që zbukuruan sot sheshet kryesore të qyteteve.Kujtojmë që ditën e djeshme hapësirat publike ishin dedikuar të gjitha për gjyshet e gjyshërit.
Nisur nga kjo e shtunë dhe e dielë, ku në qytet dolën vetëm të moshuarit, fëmijët të shoqëruar nga mamatë e tyre, kryeministri Rama shkruan se do ishte vërtet bukur nëse ky shembull ndiqej edhe në muajt në vazhdim, pra edhe pasi ti kthehemi rutinës së përditshme.Një e shtunë e diel pa makina do ishte vërtet diçka e bukur për qytetin shkruan kryeministri.
Postimi i plotë: Sa bukur do ishte sikur gjithnjë më pas të kishim fundjava pa makina fare dhe të mbanim mend, se për hir të gjyshërve e të fëmijëve së paku, jetohet edhe pa zhurma e pa bori të shtunave e të dielave, të paktën nga shtatori në prill kur s’ka nisur ende koha e plazhit. (Lexo.al)