Tiranë 7 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në një lidhje direkte në televizionin EuroNews Albania ka deklaruar se rënia e rasteve të të prekurve me COVID-19 ditën e sotme, nuk mund të jetë përcaktuese për situatën në të cilën ndodhemi ndaj edhe duhet që qytetarët të vijojnë të zbatojnë masat e marra nga qeveria.

“Dita e sotme nuk mund të jetë përcaktuese. Jemi në ditën e 28 të epidemisë, ekspertët besojnë se kemi arritur në një rënie të kurbës. Nuk mund të themi që rezultati sot, nesër është përcaktues. Ne duhet të shohim se si do eci hetimi epidemiologjik në terren.
Ky virus na tregon që ka shumë të panjohura. Duhet të tregohemi të matur dhe të kujdesshëm. Duhet të tregohemi të kujdesshëm për masat. Eshtë një situatë që nuk e dimë se si do përballemi në të ardhmen me këtë virus.
Duhet të vijojmë të tregohemi të kujdesshem dhe te zbatojmë masat që ndërmerr qeveria”, tha Manastirliu.