Ministrja e Arsimit Besa Shahini, tha se viti shkollor nuk do të përsëritet, por nisur nga kërkesat e prindërve, ajo tha se do të lejohen të përsërisin vitin ata që e ndjejnë se nuk kanë përvetësuar njohuritë, por jo si gjeneratë e tërë. Në një intervistë me gazetaren Aida Tancica, ministrja Shahini foli për qëllimet e këtij institucioni mbi të cilat po punohet me prioritet të plotësohen.
“Ne shpresojmë që do arrijmë të kthehemi në objektet shkollore para fundit të vitit shkollor se do ishte mirë të bënim 1 ose 2 javë para se të mbylljes viti shkollor. Ne po përgatitemi për cilindo skenar, edhe sikur mos të kthehemi në shkollë. Duhet ta mbyllim vitin shkollor, nuk duhet të përsëritim këtë vit shkollor. Edhe pse kemi prindër që na pyesim, rastet individuale edhe do i lejojmë por jo si gjeneratë e tërë. Testet e maturës do të realizohen. Këto janë qëllimet, duhet të ecim përpara me këtë plan”, tha zonja Shahini.