Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një telekonferencë me komitetin teknik për Covid-19.Një nga temat e në fokus ishte edhe strategjia e testimeve për identifikimin e të prekurve nga koronavirusi.

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini u shpreh se në javën e 5-të të shpresojmë që të shënoj dhe pikun e pandemisë ndërsa trendi të vijojë të jetë i zbutur dhe jo agr esiv.“Në këndvështrimin tim rastet janë të pritshme, shpresoj që ky trend i zbutur dhe jo agresiv të vijojë dhe në javën e 5-të të jetë dhe piku i kësaj epidemie“, tha Tomini.