Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se janë shëruar 1 mjeke dhe 4 infermierë të prekur nga COVID-19, pas testit konfirmues.
Në total deri tani janë shëruar 27 personel shëndetësor.
“Edhe 5 të shëruarve mes personelit shëndetësor gjatë 24 orëve të fundit. 1 mjeke dhe 4 infermierë janë shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në IShP.
Shkon në 27 numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga COVID-19. Deri tani 154 qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur Ccovid19❗ FORCA”, shkruan ministrja.