Ka shkuar në 52 numri i mjekëve dhe infermierëve të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.18 është numri i mjekëve dhe personelit mjekësor të prekur nga COVId-19.Në Shtip, 14 punonjës nga reparti infektiv tashmë janë në vetizolim.
Prej tyre, dy mjekë infektologë, tetë infermiere dhe katër infermierë. Ata kanë pasur kontakt me një paciente 80-vjeçare pozitive në Covid 19.Gostivari e mbylli Qendrën e Shëndetit Publik pasi një punonjës është konfirmuar pozitiv me koronavirus.. Edhe tetë kolegë të tij janë në vetizolim.Një punonjës shëndetësor i infektuar është edhe në poliklinikën e Çairit.
Të infektuar janë edhe një mjek amë nga Llabunishta, një mjek nga reparti i sëmundjeve ngjitëse në Spitalin e Përgjithshëm të Prilepit, si dhe një mjek nga spitali psikiatrik në Demir Hisar.Vetëm për rreth një javë 17 punonjës shëndetësor janë infektuar nga koronavirusi, numri më i madh i të cilëve në Kumanovë.