Gjatë muajve të verës studentët mund të jenë në auditore për të mbyllur vitin akademik 2019-2020.Në një intervistë me TV Klan, zv/ministri i Arsimit Oltian Rrumbullaku tha se për shkak të pandemisë një nga opsionet është zgjatja e vitit akademik deri në Shtator.
Përsa i përket tarifave të studentëve që kanë kryer në fillim të vitit akademik, zv/ministri tha se kjo është çështje e universiteteve.Ashtu si sistemi parauniveristar edhe shkollat e larta kanë zhvilluar online procesin e dhënies së leksioneve.