Kryeministri Rama ka publikuar grafikun në lidhje me ecurinë e virusit COVID 19 në Shqipëri nga rasti i parë deri ditën e sotme. Rama shkruan se falë masave të shpejta dhe të forta dhe rezistencës së shkëlqyer të qytetarëve në 10 ditët e fundit kemi rënie graduale të shtrimeve bë mjediset spitalore COVID.
Postimi i plotë:
? SHUMË E RËNDËSISHME: FALË MASAVE TË SHPEJTA E TË FORTA DHE REZISTENCËS SUAJ TË SHKËLQYER, 10 DITËT E FUNDIT KEMI RËNIE GRADUALE TË SHTRIMEVE NË MJEDISET SPITALORE COVID?
*Ky tregues që e has shumë pak, për të mos thënë fare në vendet e tjera nën agresion, ku mbingarkesa e spitaleve po vjen si haraç për vonesat në marrjen e masave, na thotë qartë se e para, po bëjmë gjënë e duhur, e dyta duhet të vazhdojmë kështu me durim sepse armikun e kemi pas çdo porte, e treta po vazhduam kështu, do dalim më shpejt fitimtarë se shumë të tjerë dhe me kokën lart përpara brezave që vijnë nga kjo sfidë historike?