Ministria e Shëndetësisë tha se gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 356.

Janë 5 zona tashmë ku të gjithë personat e identifikuar të prekur, janë tashmë të shëruar.

“Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar”- tha zv.ministrja e Shëndetesisë, Mira Rakacolli.