Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu përgjigj akuzave në Kuvend për pakot ushqimore të shpërndara për qytetarët gjatë pandemisë së COVID 19.
Ai i hodhi poshtë deklarat se pakot ushqimore ishin minimaliste dhe tha se komente të tilla mund t’ja falte vetëm Luilzim Bashës.
“Të rrish në krevat dhe të komentosh nga divani ja fal Lulit po jo juve këtu në Kuvend që flisni për gjysmë kile makarona e miell. Përmbajtja e pakove nuk është ajo. Po bëhet një punë e madhe në cdo cep të vendit edhe në zonat më të largëta. Janë nga 20 deri në 50 kg pakot ushqimor. Ju lutem kursejini këto deklarata për të gjithë ata djem e vajza që punojnë e janë në shtëpitë e njerëzve në nevojë në këto moment duke ju shpërndarë ushqime e ilace”,- tha ai.