Ka thënë kryeministri që do tu shpërthejnë bo mba në trup, ka folur për arki vole, por këto nuk janë të vërteta, pasi vetë natyra dhe shifrat e virusit tregojnë se kjo është një pandemi që duhet vlerësuar seriozisht, por në botë kjo pandemi nuk ka shkaktuar atë që thotë kryeministri.Ai nuk ka lidhje me shkencën, ka dhe një fatkeqësi më të madhe se nuk dëgjon ekspertët. Masat e marra janë një zhurmë e madhe.
Duhej kufizuar lëvizja, lejim të veprimtarive bazike, lënia e tyre e hapur në mënyrë që të shmangim grumbullimin e njerëzve.Sigurimin e mjeteve mbrojtëse për personalin mbrojtës, të mos shpenzojmë kohë duke thënë që kemi çuar 30 njerëz në Itali, ndërsa këtu i kemi pa mbrojtje.