Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, iu përgjigj akuzave të Partisë Demokratike lidhur me shpërndarjen e ndihmave në kohën e përhapjes së koronavirusit.
Në një lidhje me “Skype” në News24, menjëherë pasi foli ish-deputetja Jorida Tabaku, Veliaj tha se sot qeveria dhe bashkia po çon ndihma në më shumë adresa se sa PD ka votues.
Sipas tij, edh eish-kryeministri Sali Berisha po të ketë nevojë, do të ndihmohet, pasi nuk i ndajnë njerëzit.
“Ne sot çojmë ndihma në më shumë adresa se PD ka votues. Është fyese kur dikush thotë që buxheti është i lodhur. Ne kemi trefishin e buxhetit që ishte në kohën e Bashës dhe Tabakut. Në ditën më të mirë të tyre Akoma nuk janë dhënë dëmshpërblimet e përmbytjes te Bregu i Lumit, shumë fatkeqësive të zjarreve, që ndodhën kur Basha ishte kryebashkiakët. O i takson Veliaj e Rama oligarkët sot, ose kjo nuk ka ndodhur kurrë. Në shtëpinë e oligarkëve jeton Lul Basha, jo unë e Rama. Thirrja ime sot për Bashën e të tjerët është “merrni një qese, një koli, një garuzhde, gatuani për atë që ka nevojë në lagjen tuaj, në zonën tuaj”, tha Veliaj.
Pse po e bën kryetari i bashkisë këtë?
Unë bëj 10 vizita në ditë, ndërsa punonjësit e bashkisë bëjnë 10 mijë vizita në ditë. Unë e bëj këtë se është shumë e rëndësishme cfarë po ndodh në terren. Do ndihmohen të gjithë njerëzit, edhe Saliu po të ketë nevojë, se ne nuk i ndajmë njerëzit. E vetmja gjë që nuk duroj dot është kjo fyerje banale. Të gjithë njerëzit janë në terren. Nëse dikush thotë ‘kam nevojë për ndihmë’, ne do jemi aty. Ndaj është fyese të thuash se njerëzit nuk po ndihmohen. Çfarë do bëjë Edi Rama, të presë lekë? Këto janë idiotësi monumentale. Mund t’i bëjnë brenda partisë, por nuk mund të jenë këto politika shtetërore. Ju lutem të mos i fyejnë më shqiptarët me pizhame.