Në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është rikthyer të flasë për natën historike në ‘Anfield”.
Shaqiri ishte në formacionin startues në gjysmëfinalen e dytë në Champions League kundër Barcelonës në maj të vitit të kaluar ku Liverpooli përmbysi rezultatin nga 3-0 për të fituar 4-0.
Shaqa startoi falë lëndimeve të Roberto Firmino dhe Mohamed Salah.
“Ka qenë një rikthim i pabesueshëm. Askush nuk besonte se do të përmbysim rezultatin. Të jemi të sinqertë, në gjithmonë besonim. Kur hymë në zhveshtore me 1-0, ok menduam të bëjmë sa më mirë, të përfundojmë gjithçka mirë, por se do të shënonim 4 gola, por kur shënuam të dytin nisëm të besonim. Ishte diçka e madhe, mendoj se nëse do të kishim vazhduar të luajmë edhe për 20 minuta do të shënonim edhe dy gola tjerë. Ishte e mrekullueshme, ishte rikthim i pabesueshëm dhe kurrë nuk do ta harroj”, tha Shaqiri.
Ai foli edhe për asistin e bukur që dhuroi për Wijnaldumin për golin 3-0, që barazoi shifrat.
“Natyrisht, kam kualitete për të harkuar, madje për të bërë harkime të bukura. Për të dhënë asiste gjithashtu. Ishte top i bukur mes dy mbrojtësve dhe Gini u gjend në vendin e duhur. Ishte gol i mirë dhe shumë i rëndësishëm”.