Nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë kanë thënë se hapja e kufijve varet nga situata dhe përhapja e pandemisë COVID-19.

Rihapja e kufijve pritet të bëhet në fazën e tretë, por varet nga situata e pandemisë COVID19. Po ashtu hapja e kufijve do të bëhet në koordinim edhe me shtetet e rajonit, kanë thënë nga MSH-ja.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vita, ditë më parë tha se rihapja e kufijve do të bëhet në koordinim me shtetet e tjera si dhe qytetarët do të njoftohet me kohë.Po mendoj që në fund të kësaj faze, apo në fillim të fazës tjetër nuk do të varet veç nga ne, por edhe nga shtetet e tjera, të rajonit dhe më gjerë. Përmes mediave qytetarët do të njoftohen me kohë për hapjen e kufijve.