Kryeministi i Italisë, Giuseppe Conte, ka konfirmuar se nga 18 maji do të mund të rifillojnë stërvitjet e skuadrave në grup:“Nga e hëna do të rifillojnë stërvitjet e sporteve të skuadrës, duke përfshirë edhe ato të skuadrave të futbollit”, ka thënë ai. Në lidhje me rifillimin e Serisë A:
“Ministri Spadafora po e ndjek me shumë vëmendje botën e sportit. Për të patur një datë të sigurt për rifillimin duhet ndonjë garanci më shumë dhe në këtë moment nuk ka”.