Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 194 viktima nga koronavirusi për një total prej 30 395
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 4828.Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1083 raste të reja pozitiv me Covid-19 për një total prej 218268 që nga fillimi i pandemisë.Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 85 viktima. Sipas Institutit për Kërkime Farmakologjike Mario Negri në Itali “Pacientët tani janë krejtësisht të ndryshëm nga ata të tre ose katër javëve më parë, numri i të sëmurëve në kujdesin intensiv dhe spitale vazhdon të ulet. Situata ka ndryshuar kudo, jo vetëm në Bergamo dhe Milano, por edhe në Romë dhe Napoli. Studiuesit thonë se sëmundja ka dhënë shenja se është shumë e ndryshme duke e krahasuar me më parë dhe se strukturat spitalore nuk po i vë më në krizë.