Nga Caren Chesler/

Mbaj gjithmonë një termometër në pragun e dritares së banjës, kështu që sa herë shkoj në banje mas edhe temperaturën e trupin. Që kur ka filluar pandemia e koronavirusit ndjehem sikur nga momenti në moment do të sëmurem nga një sëmundje shume e keqe. Sikur ndjej që nga momenti në moment do të prekem nga kronavirusi dhe gjatë gjithë kohë e mbaj mendjen vetëm te kjo gjë.

Ky virus ka bërë që të më ngjallet gjendja ime e hipokondrisë (një çrregullim mendor, kur një person ka frikën se do të preket nga një sëmundje shumë e rëndë). Frika ime ka filluar nga një dramë mjekësore që kam kaluar në fëmijëri, pasi kam kryer një operacion shumë të vështirë. Tani jam 56 vjeç dhe i kujtoj vizitat nëpër spitale sikur të kishin ndodhur dje, ndër to edhe tubin e intubimit që ishte lidhur me mushkëritë e mia. Gjë që nuk do e harroj kurrë.

Tubi u fut në gjoksin tim përmes një vrimë të vogël afër brinjëve për të kulluar çdo lëng që krijohej pas operacionit. Sipas eksperteve të shëndetit, kjo gjendje është një ndër çrregullimet më të vështira të shëndetit mendor.
Shpesh herë mendoj që edhe po të më pickojë një mushkonjë do të më shkaktojë kancer. Kjo gjendje është e tmerrshme. Kam provuar një sërë metodash për të shpëtuar nga kjo gjendje por pandemia e virusit shkatërroi përsëri të gjitha përpjekjet e mia. Jam duke mbushur 60 vjeç dhe te them te drejtën nuk kam pasur asnjë problem shëndetësor që nga fëmijëria, por përsëri kur pash veten në pasqyrë sot në mëngjes dhe isha e zbehtë, mendova “jam sëmurë”. Vetëm nëse do e provoni do e kuptoni gjendjen time të ankthit.

Koronavirusi po luan me frikën time më të madhe “vdekja nga asfiksimi”. Jam këshilluar me psikologë, jam përpjekur të merrem me tim bir, por nëse dëgjoj diçka për Covid-19 bëhem keq përsëri. Gjatë kohës kur jam e stresuar e vetmja gjë që përpiqem të bëj është të flas me fëmijët e mi. Edhe fakti se kam fëmijët e mi nën kontroll që ata nuk janë sëmurë, vjen nga frika ime. Disa ditë më parë djali im 7 vjeçar kishte dhimbje në stomak dhe temperaturë, menjëherë mora mjekun në telefon dhe e pyeta “Mos ka koronavirus”, ndërkohë pas vizitave ai më qetësoi duke më shpjeguar se nuk kishte koronavirus por një skuqje të lehtë në stomak.

Frika e sëmundjeve në kokën time do të vazhdojë të rritet ndërsa lajmet për pandeminë janë duke vijuar, nuk dihet se kur do shpëtojmë nga të gjitha këto.

*Caren Chesler një shkrimtare që shkruan artikuj për gazeta të ndryshme në SHBA
(TheWashingtonPost/ gazetaSI)