I ftuar në “Çim Peka Live”, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Çim Peka lidhur me menaxhimin e situatës së COVID-19.
Kreu i ekzekutivit, duke iu referuar shifrave të OBSH, është shprehur se Shqipëria e po e përballon me mjaft sukses pandeminë që ka prekur vendin tonë dhe pjesën më të madhe të globit. “Shqipëria e ka përballuar më së miri këtë “luftë” për të mos thënë në mënyrën më të mirë nga të gjithë vendet e tjera”, është shprehur Rama.
Në bazë të të dhënave të publikuara Shqipëria është nga vendet e pakta që ka vdekshmërinë më të ulët të prekurve prej COVID-19 në raport me numrin e popullsisë. (Lexo.al)