Deputetja opozitare Rudina Hajdari thotë se shembja e Teatrit Kombëtar u arrit përmes një “mirëkuptimi” të fshehtë mes qeverisë dhe opozitës jashtëparlamentare.Përmes një video-mesazhi në Facebook, Hajdari premton se “Koalicioni i atyre që prishën Teatrin do të përgjigjet shumë shpejt politikisht dhe penalisht”.

“Nga ana tjetër kemi po ashtu edhe korin e atyre që në mënyrë primitive marrin betejat e qytetarëve dhe i bëjnë pis me fytyrat e tyre të ndotura nga korrupsioni dhe pazaret.Nxitojnë të ofrojnë trupat e tyre, sa herë ua kanë shkelur fadromat dhe taknet” thotë ndër të tjera deputetja Hajdari. Koalicioni i atyre që prishën Teatrin do të përgjigjet shumë shpejt politikisht dhe penalisht.