Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në tryezën e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, tha në fund të mbledhjes se është arritur dakordësia mes palëve politike për disa çështje të rëndësishme.Gjiknuri u shpreh se është rëndë dakord për të zvogëluar periudhën zgjedhore, si dhe është pranuar financimi miks. “Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë.Ramë dakord edhe për parimin ekuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime.
Ramë dakord që të kemi dhe financimin miks, pra financim nga qeveria, dhe pjesa tjetër nga donacionet, por duke e ulur në një raport më të pranueshëm. Qeveria ka marrë përsipër të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën e ardhshme zgjedhore. Kapitulli i financimit të fgushatës ka marrë dakordësim.Vendosëm që mbledhjen e ardhshme ta kemi ditën e enjte, ku do të trajtojmë disa çështje të tjera. Këto ishin rezultatet e kësaj mbledhjeje dhe jam i kënaqur se kemi bërë disa hapa”, tha Gjiknuri.