Damian Gjiknuri pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, tha se teknologjia ne zgjedhje dhe depolitizimi i administratës na ndajnë, por shpreson që këto të mos bëhen sebepe për të hedhur në erë reformën. Ndryshimi i sistemit diskutohet në një fazë të dytë.

“U ra dakord që sistemi të trajtohet në fazën e dytë të reformës zgjedhore, se pas mbarimit të kësaj faze me konsensus të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR të përfundojë. Faza e dytë do të ketë reformim e partive politike dhe ligjin për referendume. Janë dy propozime që na ndajnë teknologjia në zgjedhje 100 dhe reformimi i administratës zgjedhore. Për sa i përket teknologjisë vullneti ka qenë i qartë që ta aplikojmë ashtu edhe në çështjen e votimit elektronik, por përtej dëshirës iu drejtuam zyrtarisht ODIR që na tha se sistemi duhet aplikuar gradualisht jo më shumë se 10 % ne po e çojmë edhe më shumë dhe zonat ti zgjedh PD. Le ti drejtohemi ODIR së bashku dhe po na ktheu përgjigje pozitive po e marrim këtë risk, por jo nesër të thotë se dështoi sistemi duke vënë në rrezik zgjedhjet, kjo nuk është zgjidhur pavarësisht dëshirës. Në do adresojmë çdo gjë që është e zgjidhshme edhe e ligjshme. Edhe administrata jo politike duke ofruar kompromisin tonë duke ofruar hapjen e çdo kutie pas rezultati zgjedhor. këtë se ka pasur askush. pranuam përfshirjen e monitorimit me kamera në çdo qendër votimi, nëse ka pretendime për shkelje votimi, kemi pranuar reduktim të financimit nga privatit. Shpresoj që këto të mos jenë sebepe për të mos e hedhur në erë këtë reformë, por duam të gjejmë rregulla zgjedhore të përbashkëta, por nuk duam të mbahemi peng” tha Gjiknuri.