Ministria e Emigracionit në Greqi ka vendosur të shtyjë lejet e qëndrimit për emigrantët duke i bërë të vlefshme deri në 31 dhjetor, pavarësisht datës kur mbaronin.
Vendimi u mor për shkak të situatës me COVID-19.
Nga ky vendim përfitojnë të gjithë shqiptarët që kanë një leje qëndrimi në Greqi dhe jo pjesa tjetër e atyre që kanë shkuar me lejen 3-mujore.
Për këtë pjesë do ndiqen procedurat e riatdhesimit dhe vetëkarantinimit në shtëpi për 14 ditë.