Pas rihapjes së kufijve midis vendeve të BE-së në mënyrë të shpërndarë dhe mbi baza preferenciale, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.“Këto ditë çfarë nuk kam dëgjuar për Italinë. Nuk më duket momenti i përshtatshëm për të bërë polemika por një gjë dua t’jua them qartë, “kërkojmë respekt”. Duhen matur si fjalët dhe veprimet.
Nëse dikush mendon të na trajtojë si ‘lazzaretto’ spital ku dikur mbaheshin pacientë me sëmundje infektive duhet ta dijë se ne nuk do të qëndrojmë duarkryq. Çdo gjë ka një kufi.
Unë e kuptoj konkurrencën midis shteteve por me kushtin që ajo të jetë e shëndetshme dhe e drejtë”- shkruan Luigi Di Maio në postimin e tij. Di Maio tha gjithashtu se Italia ka bukuri unikale dhe nuk ka rivalë për këtë.
“Sepse ka një fakt që unë pretendoj me krenari. Italia është e bukur, unike, e jashtëzakonshme, ka plazhe fantastike dhe e pakrahasueshme me të tjerët. Tani kemi nevojë për një përgjigje evropiane për çështjen e rihapjes së kufijve, sepse nëse veprojmë në një mënyrë të ndryshme dhe të dekompozuar, shpirti i BE-së humbet. Dhe Europa bie. Si Ministri e Punëve të Jashtme ne po punojmë pa u lodhur.
Ditën e mërkurë me 3 qershor do të mbërrijë në Romë ministri i jashtëm francez Le Drian.
Do të jetë udhëtimi i tij i parë jashtë vendit pas bllokimit dhe ne jemi të lumtur që ai ka zgjedhur vendin tonë. Një certifikatë afërsie, të cilën ne e vlerësojmë shumë. Ndërsa më 5 qershor do të udhëtoj drejt Gjermanisë, të shtunën në 6 qershor në Slloveni dhe të martën në 9 qershor në Greqi. Në këto takime unë do t’i shpjegoj kolegëve të mi që Italia më 15 qershor është e gatshme të presë turistë dhe do të veprojmë me kujdesin më të madh.
Situata e brendshme, të gjitha të dhënat për infeksionet, do të jenë gjithmonë publike. Ne nuk e pranojmë listën e zezë dhe nuk kemi asgjë për të fshehur, përkundrazi. Ne gjithmonë kemi vepruar me përgjegjësi dhe transparencë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Dhe për këtë kërkojmë rekspekt nga të gjithë”- përfundon postimin e tij ministri i jashtëm italian. Kujtomë që ditën e djEshme Greqia vendosi hapjen e kufijve më 15 qershor me 29 shtete duke përjashtuar Italinë, gjë që ‘zemëroi’ shtetin fqinj.
Duke filluar nga 3 qershori Italia heq karantinën për udhëtarët nga zona e Shengenit dhe Britania e Madhe. Për pjesën tjetër të qytetarëve evropianë, ky detyrim do të rrëzohet duke nisur nga 15 qershori.