Qarku i Lezhës është bërë me 6 qendra të reja shëndetësore. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë me dije se puna ka përfunduar, teksa nuk i ka kursyer edhe ironitë për kundërshtarët politik. “Në qarkun e Lezhës ka përfunduar rindërtimi i 6 qendrave shëndetësore të tjera.

Aty ku kishte prej 3 dekadash vetëm karakatina pa asnjë kusht, sot vazhdojnë të “mbijnë” qendra shëndetësore me kushte dhe standarde bashkëkohore, për qytetarët e zonave urbane e rurale dhe stafet mjekësore, të cilat po rrisin cilësinë e shërbimit kudo”, shkruan Rama.