Teksa autoritetet po lehtësojnë masat e vendosura kundër përhapjes së koronavirusit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu vjen me një mesazh për qytetarët.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Manastirliu rikujtoi disa nga rregullat që duhet të respektojnë të gjithë, që nga qëndrimi sa më shumë brenda, tek puna në shtëpi, apo ruajtja e higjenës dhe shmangia e kontakteve dhe distancimi social.
“Me vijimin e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!”, shkruan Manastirliu.