Tiranë, 16 Maj- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar në faqen e saj në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga futbollisti i njohur Alban Bushi.
Në mesazhin e tij Alban Bushi ka theksuar se tashmë duhet ti përshtatemi këtij normaliteti të ri duke respektuar distancimi social mënyrë që të shmangim përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 dhe të mbrojmë njerëzin tanë të dashur.
“‘Të respektojmë rregullat, t’i përshtatemi normaliteti të ri, për të mbrojtur veten, prindërit tanë dhe njerëzit tanë më të dashur’. Ju lutem dëgjoni mesazhin e Alban Bushit
#BashkëKundërCOVID19”, shkruan ministrja Manastirliu në postimin e saj.