Faza e dytë në Itali, po vjen me kontrolle e masa të kujdesshme, por edhe një sensibilizim të gjerë të shoqërisë në vendin e goditur rëndë nga pandemia.
Shenjë e qartë e kësaj përpjekjeje për ndërgjegjësim janë dhe disa vitrina dyqanesh në Milano, ku manekinëve u janë vendosur maska. Menaxheri i njërit prej tyre, Sandro Lussignoli thotë se njerëzit duhet të mësohen me idenë që “ maskat do të duhet t’i mbajnë për një koghë të gjatë”, ndaj fakti që ia vendosën edhe manekinëve, nuk i duket i pavend.
“Shpresojmë që këto kohë të vështira të kalojnë shpejt, por ne bëjmë zgjedhjen tonë dhe ajo është t’i tregojmë nherëzve se duhet t’i mbajnë maskat, sepse na shpëtojnë jetën”, shtoi ai. Italianët kanë nisur t’i kthehen ngadalë përditshmërisë së tyre me zbutjen e mëtejshme të izolimit.
Për të parën herë në më shumë se muaj, në vendin ku pandemia mori mbi 32.000 jetë njerëzish, baret dhe restorantet janë hapur e mbushur me njerëz. Edhe nuk janë në fakt një pakicë ata që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social dhe nuk mbajnë maska, kaq ka mjaftuar për të ngjallur shqetësime mbi një rritje të re të numrit të infektimeve.