Tyson Fury mesa duket ka pranuar ofertën që i ka bërë Mike Tyson për t’u ndeshur në ring. Edhe pse 53 vjeç, Mike ndihet ende në formë dhe ka konfirmuar para pak kohësh rikthimin e tij në boks.
Kjo mund të jetë një ndeshje historike, një nga disa që ka ndërmend të zhvillojë Mike Tyson. Legjenda e boksit ka thënë se do të zhvillojë edhe një ndeshje kundër “armikut” të tij të vjetër Evander Holyfield, pavarësisht se janë 53 dhe 57 vjeç.
Tyson Fury, dy herë kampion bote për peshat e rënda, ka treguar se ka marrë një telefonatë ku është pyetur në do të ndeshet me Mike Tyson dhe ai është përgjigjur “Dreq, po patjetër”.