Pamjet me dron tregojne se tashmë në sheshin para Ministrisë së Brendshme janë ulur kembekryq kreret e opozites te rretthuar nga militantët e tyre. Para pak minutash ka mbërritur në shesh kreu i PD-së, Lulzim Basha te protesta. Ai është bashkuar me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

“Do të marrin përgjigjen e merituar, as nuk do harrohen, as nuk do falen. U bëj thirrje që të njohin vetëm një të drejtë, të drejtën për të protestuar me këtë regjim palaçosh. Nuk ka bandit dhe kriminel si Rama t’ua heq këtë të drejtë. Ka shumë pak banditë në dispozicion të regjimit. Jemi këtu për të dhënë një sinjal të qartë që sa herë qytetarët. Ky regjim nuk njeh ligj, jemi përballje. Do qëndroj këtu sa të jetë e nevojshme. Asgjë nuk është koronavirusi me Ramavirusin, qytetarët e Tiranës të derdhen sonte për të shpëtuar Shqipërinë”, tha Basha.