Një nga debatet më të nxehta të ditëve të fundit është “kur ka hyrë koronavirusi në Shqipëri”, nxitur edhe nga akuzat e PD-së kundrejt qeverisë.Rasti i parë, pra pacienti zero është konfirmuar në 9 mars, por ka të tjerë, këtu përfshihet edhe opozita, që thonë që ka hyrë në dhjetor dhe për këtë sjellin edhe disa imazhe grafiku, por mjeku Tritan Kalo e mohon një gjë të tillë.
Duke sqaruar se është mjek, dhe kurrsesi nuk pranon që të jetë një vegël e asnjë partie politike, Kalo shprehet se grafitë e publikuara të mushkërive nuk kanë lidhje me koronavirusin, por përkasin disa prej sëmundjeve vijuese, kryesisht gripi A (H1N1).
“Imazhet e mëposhtme të GG nuk kanë asnjë lidhje me Sars-Cov2 , por ato duken të njëjta dhe i përkasin disa prej sëmundjeve vijuese, kryesisht gripi A (H1N1):Karcinoma bronko-alveolareLimfoma intravaskulare e qelizës B të gjerë pulmonare,Edemëpulmonare,Hemorragji difuze alveolare,Fibrozë pulmonare,Pneumonia organizativekriptogjene,Sarkoidoza,Granulomatoza limfomatike,Sëmundje të ndryshme jo-ngjitëse intersticiale të mushkërive si:pneumoni mbindjeshmërie
(p.sh. pneumoni methotrexate), sindromi Hamman-Rich, si dhe: Kemi pasur mijëra e mijëra raste të gripit A (H1N1) në Shqipëri, gjatë periudhës së mesit të dhjetorit 2019 dhe në fund të shkurtit 2020 .
Dikush ka studiuar ndryshimet të diagnozës të secilës prej sëmundjeve të përmendura më lart, përfshirë edhe gripin A (H1N1), përpara se në Shtetet e Bashkuara të administronin një përgjigje pozitive për Sars-Cov2 edhe para se të dini rezultatet e PCR ? Kam nevojë për një përgjigje shumë të thjeshtë, po ose jo? Ne jemi mjekë dhe shëndeti i popullit shqiptar duhet të na udhëzojë në çdo kohë . Ne nuk duhet të mendojmë dhe të veprojmë për asnjë arsye, si një vegël në duart e ndonjë prej partive politike shqiptare !”, shkruan Kalo.