Mjeku Pëllumb Pipero ka folur sot për studimin e ri që është bërë ditët e fundit, për përdorimin e plazmës së gjakut të pacientëve të shëruar nga COVID-19.
Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Pipero u shpreh se ka studime kontradiktore për përdorimin e plazmës dhe ende nuk ka rekomandime.
“Ka lajme dhe studime kontradiktore për përdorimin e plazmës së gjakut. Mund të përdoret, është e rekomandueshme, por evidencat janë kontradiktore deri tani. Gjithsesi, është praktikë e njohur”, ka thënë Pipero.