Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Teatrin e Operas dhe Baletit. Ai shoqërohej nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ndërsa ka parë nga afër fazën e punimeve.
“Sot në hapësirën e transformuar rrënjësisht të Teatrit të Operas dhe Baletit, ku pas 70 vjetësh solistët, trupa jonë, si edhe talentet e mëdha të muzikës lirike e simfonike shqiptare që shkëlqejnë nëpër botë, do të ndjehen më në fund njësoj si në Milano, Londër, Neë York apo Tokio, m’u kujtua një grevë urie e artistëve që këndonin korin e skllevërve të “Aidës” me rripa të kuq në kokë, duke luftuar kundër idesë sime si ministër kulture asokohe, për reformimin radikal të sistemit teatror!
Plot dy dekada të humbura mes lagështisë, pluhurit, vapës e të ftohtit, degradimit të viteve dhe rënkimeve të dërrasave të skenës e të karrigeve, qoftë këtu e qoftë në të ashtuquajturin Teatër Kombëtar, ku arsyeja e mosarsyes e bashkuar me politikën e pengimit të çdo pune, krijuan vitet e fundit një shesh të radhës, për një përshesh të radhës…”, shkruan Rama në ‘Facebook’.