“Është ende herët për të kënduar fitoren “, por “rruga e ndjekur është e drejtë” – tha Presidenti Francez, Emmanuel Macron në ditën e tretë të rihapjes në Francë pas masave të bllokimit dhe izolimit. Presidenti Macron tha në Këshillin e Ministrave se hipoteza e një mbylljeje të re, edhe nëse “e pasigurt”, mbetet në tryezë në rast se “situata përkeqësohet”.

Që nga e hëna, Franca ka hyrë në fazën 2 pas më shumë se 50 ditësh bllokim të ngurtë, duke e vigjilencën të lartë. Rihapja e parqeve dhe kopshteve në Paris, e kërkuar disa herë nga kryebashkiakja Anne Hidalgo, u gjykua nga qeveria “e papërshtatshme, duke pasur parasysh gjallërinë e qarkullimit të virusit në rajonin Ile-de-France”. Plazhet në Atlantik do rihapen, por vetëm ‘për aktivitete dinamike’. Ndalohet noti, peshkimi, banja dielli ose piknikë.