Nga dje Prishtina ka dalë nga karantina. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar lajmin se kryeqyteti i Kosovës do të hiqet nga karantina.

“Prishtina hiqet sonte nga karantina. Ju lus edhe më tutje që mos të relaksohemi ne. Sa më të kujdesshëm, të gjitha masat do të relaksohen më shpejtë. Përkundër relaksimit, rreziku ende nuk ka kaluar”, ka thënë pak ore me pare Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

Megjithatë, ai ka njoftuar se masat tjera do të mbesin në fuqi, me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.

Marrë parasysh të dhënat e fundit deri më tani në Kosovë, 813 persona janë infektuar, 298 janë shëruar edhe 22 kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes Covid-19.