Kryeministri Edi Rama ka uruar për të dytën herë besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin. ” Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët”, mbyll mesazhin e tij Rama. “Zoti i dëgjoftë lutjet tuaja e i dhëntë dritë e forcë çdo familjeje që sot feston dhe vetë Shqipërisë së lutjes së sinqertë, punës së palodhur, dashurisë e paqes mes shqiptarëve. Bekuar qoftë Shqipëria, bekuar qofshin shqiptarët”, shkruan Rama.