Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kampionati në Shqipëri të rinisë me 3 qershor. Pasi hartoi protokollin e ndeshjeve dhe stërvitjeve, i cili po shqyrtohet nga qeveria, tani Federata ka bërë gati një projekt kalendar të mbylljes së kampionatit dhe Kupës.
Megjithëse, Armand Duka, presidenti i FSHF kishte paralajmëruar 1 qershorin si datën e fundit të rinisjes, ai dhe institucioni, që drejton kanë bërë një hap pas.
Java e fundit e kampionatit do të jetë më datë 29 korrik, ndërsa finalistët e Kupës do të kenë vetëm tre ditë kohë për të pushuar, pasi më datë 1 gusht do vendoset fituesi i këtij kompeticioni. Më 5 dhe 6 gusht do të luhen ndeshjet e play-off për rënien nga kategoria.