Kreu i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se shërbimet për pronat e regjistruara do të merren për 3 deri në 5 minuta. “Qytetari me këto shërbime, ka tre elementë. E para ku e merr shërbimin, e dytë kur kohë do t’i duhet për ta marrë shërbimin dhe e treta si e merr shërbimin. Ku-në e zgjidhëm me aplikimin online. Qytetari nuk ka më punë me sportelet tona.

Kur, është ajo që po bëjmë sot. Aplikimi po bëhet online dhe nëse paguan me kartë ose direkt me telefon ose bar kompjuteri, shërbimi i kthehet mbrapsht përgjigja brenda 5 minuta. Si-ja është të jemi të ndërgjegjshëm që ne sot po lancojmë në rreth 4 mln e 100 mijë që ka Shqipëria rreth 1 milion e 700 mijë të tyre i nënshtrohen këtij sistemi. Pra për këto 1 mln e 700 mijë prona shërbimi merret për 3-5 minuta pas pagesës.

Edhe për pronat e tjera, por që nuk janë në sistem përgjigjen do ta marrim po online, por jo për 3 minuta, por pasi ta përpunojnë drejtoritë vendore. Me këtë e zhdukim kontaktin me publikun”, tha Artan Lame.