Përfaqësuesit e partive në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore kanë përfunduar takimin pas gati 4 orë diskutime në Pallatin e Kongreseve.Katër orë diskutime të gjatë pasditen e sotme nuk kanë sjellë asgjë të re në tryezën e Këshillit Politik.

Opozita nuk ka arritur të marrë konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi, duke folur pas mbledhjes tha se kjo është vija e kuqe e opozitës që nuk do të lejojë të kalohet.