Sipas gazetës italiane ‘Corriere Della Sera’, vaksinimi kundër gripit sezonal përpara vjeshtë-dimrit të ardhshëm mund të jetë edhe më i rëndësishëm, duke pasur parasysh praninë e Covid-19. Gazeta shkruan se “Sipas një studimi të botuar së fundmi, kjo nuk kryhet vetëm për të bërë dallimin midis dy infeksioneve, por edhe sepse duket se viruset e gripit lehtësojnë hyrjen e koronavirusit në mushkëri”.
Studiuesit infektuan disa inde njerëzore in vitro me viruset SARS dhe MERS dhe vëzhguan “mbishfaqjen e receptorëve ACE2 në qelizat epiteliale. Nivele të larta të ACE2 në rrugët e frymëmarrjes mund të lehtësojnë hyrjen e virusit dhe zhvillimin e infeksionit.
Tashmë kemi pasur dy arsye të mira për t’u vaksinuar kundër gripit: së pari, të kesh dy infeksione virale që qarkullojnë njëkohësisht është një problem, sepse një person tashmë mund të dobësohet nga virusi i gripit kur infektohet me SARS-CoV2; së dyti, sepse dy viruse që bashkëpërshkojnë krijojnë dyshime nga pikëpamja diagnostikuese dhe nga rruga që duhet të ndjekë individi se nëse duhet apo jot ë shtrohet në spital.