Një ditë më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se nga 18 Maji do të jetë e lejuar edhe stërvitja individuale e sportistëve në vendje të hapura.

Pas vendimit për hapjen e stërvitjeve individuale për sportistët në ambientet e hapura, një përfaqësi e Komitetit Teknik të Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë po zhvillon në këto momente një takim me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit për protokollet specifike. Pritet që vendimet e marra të bëhen publike në vijim.