Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video të shkurtër në llogarinë e saj të “Instagram” ku shfaqet Nënë Hik-ja e cila falë përkujdesit të stafit mjekësor u shërua nga koronavirusi.
Nënë Hik-ja, 77-vjeç nga qyteti i Fushë-Krujës është një nga 60% e të prekurve me COVID të cilët kanë arritur të shërohen plotësisht.
Postimi i plotë: Nënë Hike plot 77 vjeç nga Fushë-Kruja, sot ka lënë e shëruar spitalin #infektiv dhe është kthyer pranë familjes?? Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 60% e të prekurve nga #COVID19 janë shëruar, ndërsa Kruja ka sot numrin më të lartë të të prekurve aktivë. (Lexo.al)