Me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës Partia e Socialistëve Europianë (PES), mblodhi së bashku përmes në videokonference Partitë Socialiste, Social Demokratike, Partitë Laburiste Demokratike nga gjithë Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia janë të vendosur për të celebruar këtë ditë edhe pse në mënyrë të veçantë. Gjatë videokonferencës mbajtën fjalën e tyre figura të spikatura të PES si Sergei Stanishev, Paolo Gentiloni, Elisa Ferreira, Nicholas Scmits, Helena Dalli, David Sassoli, Pedro Sanchez etj.
Gjatë kohës që po fliste në videokonferencë Presidneti i PES, Sergei Stanishev, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla përmes një shënimi në rrjetin social facebook deklaron se edhe socialdemokratët në Ballkanin Perëndimor dëshirojnë të shohim të njëjtin nivel angazhimi nga BE në rajon. “Ne socialdemokratët në Ballkanin Perëndimor dëshirojmë të shohim të njëjtin nivel angazhimi nga BE në rajonin tonë.
Takimi i liderëve BE-Ballkan Perëndimor i 6 majit 2020 parashikohet të përshkruajë parametrat e plotë të mbështetjes afatgjatë. Një plan i plotë mendoj se do të paraqitet më vonë këtë vit në formën e një Plani Ekonomik dhe Investimeve për rajonin. Deri më tani, BE ka premtuar të mobilizojë një paketë të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e fortë për Ballkanin Perëndimor, deklaron Balla.
Sipas Ballës, Bashkimi Europian ka vepruar shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në adresimin e pandemisë COVID-19, përmes ndihmës financiare si dhe qasjes së rajonit në shumë nisma të BE-së. “Ne socialdemokratët në Ballkanin Perëndimor dëshirojmë të shohim të njëjtin nivel angazhimi nga BE në rajonin tonë. Takimi i liderëve BE-Ballkan Perëndimor i 6 majit 2020 parashikohet të përshkruajë parametrat e plotë të mbështetjes afatgjatë. Një plan i plotë mendoj se do të paraqitet më vonë këtë vit në formën e një Plani Ekonomik dhe Investimeve për rajonin”,- thekson Balla.
“Deri më tani, BE ka premtuar të mobilizojë një paketë të konsiderueshme financiare, duke konfirmuar solidaritetin e fortë për Ballkanin Perëndimor. Të mërkurën, Komisioni Europian njoftoi mbi 3.3 miliardë euro ndihmë financiare të BE-së të mobilizuar së bashku me Bankën Europiane të Investimeve në dobi të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor. Kjo paketë do të adresojë shëndetin e menjëhershëm dhe nevojat njerëzore si rezultat i pandemisë COVID-19, si dhe ndihmë në rimëkëmbjen sociale dhe ekonomike. Mund të konfirmoj se Bashkimi Evropian ka vepruar shpejt dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në adresimin e pandemisë COVID-19, përmes ndihmës financiare si dhe qasjes së rajonit në shumë nisma të BE-së”,- përfundon Balla.