Aku zat e ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Hagë në adresë të presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli kanë shkaktuar një sërë reagimesh.Politikanë të ndryshëm në Kosovë dhe jashtë saj, por edhe ish-veteranë të lu ftës e kanë cilësuar këtë akta kuzë të padrejtë, pasi sipas tyre, lu fta e UÇK-së kundër agresionit të Ish-Jugosllavisë ka qenë e drejtë. Për këto aku za ka reaguar edhe djali i legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri.
Djali i legjendës kosovare ka ftuar të gjithë shqiptarët që t’i lënë mënjanë dallimet partiake e të bashkohen, pasi siç thotë ai, sot po cenohet shteti i Kosovës. Ai shton se sot më shumë se kurrë solidariteti duhet të jetë arma më e fortë e qytetarëve.
“Çdo sukses i shtetit tonë u arrit mbi vullnetin, unitetin, sakrificën dhe solidaritetin…Përtej përkatësive politike, ngjyrave partiake apo individëve, sot po cenohet shteti jonë. Ashtu si në fushat e blerta, ku solidariteti ka qenë arma jonë më e fortë, le të jemi të tillë edhe karshi kësaj sfide për shtetin tonë”, shkruan ai.