Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, vizitoi edhe misionin e OSBE-së në Bujanoc, në vazhdën e takimeve në Luginën e Preshevës. Cakaj shprehet se si kryesuese e OSBE-së, Shqipëria është plotësisht e angazhuar të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme për zbatimin e synimeve të saj në terren.
Postimi i Gent Cakajt: Në valën e takimeve në Luginën e Preshevës, vizituam edhe misionin e OSBE-së në Bujanoc. Si kryesuese e OSBE-së, Shqipëria është plotësisht e angazhuar të ofrojë gjithë mbështetjen e nevojshme për zbatimin e synimeve të saj në terren.
Në dritën e zhvillimeve të fundit në Luginë, theksuam rëndësinë e mjedisit të sigurtë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, sigurimin e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë në institucione shtetërore, pa dallim të etnisë dhe adresimin e duhur të çështjes së pasivizimit të adresave në Preshevë, Bujanoc e, veçanërisht në Medvegjë ????.