Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 196 raste të reja me COVID-19 nga 1213 testime sa janë kryer gjithsej. Edhe atë 90 në Shkup, 17 në Kumanovë, 5 në Shtip, 45 në Tetovë, 8 në Strugë, 1 në Veles, 4 në Manastir, 11 në Ohër, 8 në Gostivar dhe të tjera.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 8 pacientë me korona virus. Katër të vdekur janë nga Shkupi, ndërsa të tjerët janë nga Struga, Ohri, Gostivari dhe Resnja.Instituti për shëndetin publik ka njoftuar poashtu se 11 persona janë shëruar.Në Maqedoni ka mbi 3800 raste me koronavirus dhe 179 të vdekur nga infeksioni që ky virus shkakton.