Antonio Conte

Antonio Conte nuk e ka fshehur zhgënjimin për eliminin nga Kupa e Italisë pas barazimit 1-1 të marrë në fushën e Napoli-t.

“Besoj se meritonim më shumë, duke parë atë që kemi bërë në të dy ndeshjet. Nuk mund t’i kritikoj për asgjë lojtarët e mi, sepse ky është futbolli agresiv që unë dua të shoh, duke u përpjekur të dominojmë lojën”, ka thënë Conte për Rai Sport.

“Kemi krijuar shumë rast dhe mund të ishim treguar më të saktë përpara portës, por Ospina ka bërë disa ndërhyrje të jashtëzakonshme dhe ka qenë vendimtar”.

“Është zhgënjyese të pësosh një gol të tillë, ka qenë një gabim naiv që mund ta kishim shmangur. Krijuam shumë, dominuam ndeshjen dhe paraqitje të tilla janë një shenjë e mirë për të ardhmen”, ka përfunduar Conte-n.