Moderatorja Fatma Methasani ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”. Në Janar të këtij viti ajo u bë nënë për herë të parë dhe gjatë intervistës foli rreth periudhës së shtatzënisë.Fatma tregoi se nëna e Alfios ka qenë një ndihmë shumë e madhe për të gjatë pritjes së ëmbël. Ajo u përlot teksa fliste për të, duke e falenderuar dhe duke u shprehur se e do shumë. Moderatorja tha se nuk është fare e lehtë të kesh një fëmijë në moshën 25-vjeçare por fatmirësisht vjehrra i ka qënduar pranë.”Gjyshja e Noah, mami i Alfios, shumë. Që mos filloj të qaj tani, nuk do të gjej dot një mënyrë për ta falenderuar. Më ka ndihmuar tmerrësisht shumë, edhe është e mrekullueshme. S’është fare e lehtë të kesh një bebush, sidomos kur unë jam 25 vjeç dhe e kam patur dhe këtë detajin, që ti je dhe shumë e vogël vetë. Ishte diçka që unë nuk dija ta bëja, isha mësuar që dilja në mëngjes dhe vija në darkë. Kisha sigurisht shumë frikë. Edhe Alfio kishte një profesion që dilte në mëngjes dhe vinte në darkë. E kam përjetuar shumë keq faktin që Noah nuk kishte shtuar peshë sa duhet. Edhe po e përjetoja shumë keq, prindërit e Alfios lanë praktikisht gjithçka dhe erdhën, kanë qëndruar me mua në shtëpi. Janë kujdesur shumë që unë të shtoj ato kilogramët që duheshin tek Noah. Si përfundim ky lindi më i madh se unë fatmirësisht, edhe më i gjatë se unë. Madje gjëja e parë që ka thënë Alfio kur ka dalë Noah nga salla e lindjes dhe thanë ka bërë një çun kaq kilogramë, kaq të gjatë dhe ai thotë: Është më i gjatë se Fatma. Nëse ka një njeri që unë i detyrohem tej mase shumë, për gjithë situatën si para lindjes dhe pas lindjes është mami i Alfios, që sinqerisht e dua shumë”, ka treguar Fatma.
Fatma përlotet teksa flet për raportin me të ëmën e Alfios
“Nuk i frymëzoni njerëzit”, Nazarko ja thotë troç deputetit të PD: Mobilizoni nervin
Protesta e opozitës nuk i ka frymëzuar qytetarët, deklaroi analisti Mentor Nazarko, duke komentuar tubimin e fundit të thirrur nga PD përballë Kryeministrisë.
Sipas Nazarkos...
Militanti i PD gati për vetësakrifikim: Ne na rrihni, por deputetët jo!
Pas skenave në protestën e fundit të opozitës, ku disa deputetë lotuan live në TV nga gazi lotsjellës, militantët e PD duket se janë...
Ambicja e Salianjit: A mund të bëhet një Magyar?
Nga Ylli Pata
Ervin Salianji mbrëmë në Kukës ishte mjaft i sigurtë në vetvete, madje mund të thuhet se nuk e fshihte edhe euforinë.
E cila...
Kosova në gjunjë para Albin Kurtit
Nga Mero Baze
Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të treta parlamentare në harkun e një viti, për shkak të vendimit të Albin Kurtit për të...
Berisha reagon pas vendimit të gjykatës për të lënë në qeli 5 protestues
Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg 5 protestues, që u arrestuan më 17 prill pas trazirave.
“Qëndruan si...
Revista “People” shpall aktoren Anne Hathaway si gruan më të bukur në botë për...
Aktorja e njohur e Hollywood-it, Anne Hathaway, është shpallur nga revista e famshme People si “gruaja më e bukur në botë për vitin 2026”.
Ylli...
Horoskopi ditor për nesër, e Martë 21 Prill 2026
Dashi
Marrëdhënia juaj me partnerin do ftohet shume gjate kësaj dite. Do i qëndroni larg njeri-tjetrit dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Beqaret do...
Hiqen kontrollet rutinë nga policia rrugore, ekspertët për Report TV: Koha e policëve pas...
Nga “policët në ferra” te radarët inteligjentë, ky është ndryshimi që drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj synon të bëjë në rrugët e...
E bujshme nga Spanja, Armando Broja i vetëofrohet Barcelonës
Edhe pse po kalon një sezon me ulje-ngritje dhe pa shumë minuta në këmbë për shkak të lëndimeve, emri i Armando Brojës është lidhur...
Ministri Hoxha takim me Zëvendëskryeministrin e Luksemburgut: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një vizitë zyrtare në Luksemburgu, ku u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve...




















